KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e vajzës 11 vjeçe në Prishtinë
Siguri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e vajzës 11 vjeçe në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 16:01 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture, respektivisht një vajze 11 vjeçe.

“Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Në këtë komunikatë thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer dhunimi ndaj të miturës.

Një ngjarje e rëndë e tronditëse raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, një femër, që tashmë thuhet se është një vajzë vetëm 11 vjeçe, është dhunuar nga pesë persona.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 dhe ka vazhduar deri në orët e mesnatës, raporton KosovaNews.

E në mesditë Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj, ndaj të miturit i cili dyshohet që së bashku me katër persona të tjerë dhunuan vajzën gjatë së shtunës.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka thënë Gashi.

Ajo ka shtuar se ndaj personit tjetër të arrestuar për këtë rast, pritet që të merret vendimi sot në seancën dëgjimore që do të mbahet gjatë ditës.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të rënda sot ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit edhe për një të pandehur, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast, seanca dëgjimore do të mbahet sot”, u shpreh Gashi.

Ngjarja është raportuar nga Policia se ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 17:30 deri në 00:30.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur  ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Policia njofton se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë  janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e rendit.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore, raporton KosovaNews.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj paradite tha se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ulaj.

Ajo, po ashtu ka thënë se për rastin në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante.

Ngjarja e tmerrshme – 11 vjeçe është vajza e dhunuar nga 5 persona në Prishtinë, gjykata merr vendim për njërin nga të arrestuarit

Gjithashtu lexoni:

Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit
12:24 -10/05/2025
Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit
12:02 -10/05/2025
Konflikti në rrjetet sociale përfundon me rrahje në Podujevë, arrestohet i mituri
11:24 -10/05/2025
OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm
11:08 -10/05/2025
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
10:46 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?