KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
Siguri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare

Kosova News
Kosova News 14:41 -24/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Muhamet Musliut, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund ti shmanget procedurës penale duke qen se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fshehë, falsifikoi provat e veprës penale ose të pengon rrjedhën normale të procedurës penale, mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

“Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, pasi dyshohet për vepër penale të nxitjes së urrejtjes, e që këto vepra penale janë të shpeshta edhe në Kosovë dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rreziku se do ta përsëris veprën penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, thuhet në njoftim.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M.në vazhdimësi, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare, në atë mënyrë që i njëjti përmes rrjetit social “Facebook”, në profilin e tij ka shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse duke publikuar fotografi dhe materiale propagandistike që përmbajnë skena të dhunshme, si prerje koke atyre që nuk respektojnë fenë islame, ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve si dhe thirrje për të përhapur frikë në tokat joislame, sipas metodave të propagandës së ISIS-it, ashtu që duke publikuar foto dhe video të personave të ndryshëm të radikalizuar ka shpërfaq në publik thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar duke i përkrah veprimet të cilat janë bërë nga Organizata Terroriste Islamike. I njëjti përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ka shpërndarë dhe publikuar fotografi, video me materiale të qarta propagandës ekstremiste, për mbështetje të organizatës terroriste ISIS, ku rezulton se i njëjti shfaqë ideologji ekstremiste fetare me orientim të qartë xhihadist dhe mbështetje ndaj grupeve të shpallura terroriste, si organizata ISIS, si dhe postime me përmbajtje nxitje të urrejtjes nder fetarë, përfshirë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, me referenca të drejtpërdrejta ndaj ‘’betimit për derdhje gjaku’’ dhe përhapjes së frikës në tokat jomuslimane. Po ashtu në rrjetin social ’Facebook’’ me datë 14.05.2025 në profilin e tij ka postuar video ku shihet një veturë me të cilën kryhet një sulm vetëvrasës, me qëllim të nxitjes fetare dhe duke propaganduar ideologji fetare”, thuhet tutje në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Gazetari i RTK-së: Përparim Rama më shau me nënë për shkak të kritikave

Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n

Rashiq për incidentin në veri: Policia dyshohet se përdori forcë të papërshtatshme, do të dërgojmë ankesë IPK

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Ushtarët bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Kosova News 24/05/2025 24/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 12°
79%
3 km/h
Sat
12 °C
Sun
13 °C
Mon
15 °C
Tue
19 °C
Wed
18 °C

Lajmet e Fundit

Shqipe Selimi thirrje partive opozitare: Votojeni Albulena Haxhiun!
19:38 -24/05/2025
Gazetari i RTK-së: Përparim Rama më shau me nënë për shkak të kritikave
19:02 -24/05/2025
Zgjatja e mandatit të ushtarëve, Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n
18:56 -24/05/2025
Rashiq për incidentin në veri: Policia dyshohet se përdori forcë të papërshtatshme, do të dërgojmë ankesë IPK
17:52 -24/05/2025
Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit
15:48 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?