KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një mësues amerikan lirohet nga burgu rus
Botë

Një mësues amerikan lirohet nga burgu rus

Kosova News
Kosova News 22:34 -11/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një mësues amerikan, i cili po e vuante një dënim me burgim 14-vjeçar për posedim të marihuanës, është liruar në një marrëveshje këmbimi, tha Shtëpia e Bardhë të martën.

Marc Fogel ishte arrestuar nga policia ruse në vitin 2021 më të mbërritur në Moskë, nën akuzat se posedonte marihuanë mjekësore, dhe u dënua një vit më vonë. Fogel kishte thënë se marihuana i ishte përshkruar pas një operacioni në shpinë.

Fogel, i cili dha mësim në Shkollën Anglo-Amerikane në kryeqytetin rus pas një periudhe në Ambasadën amerikane, ishte anashkaluar në këmbimet e mëparshme të të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë.

“Sot, presidenti Donald J. Trump dhe i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, janë në gjendje të njoftojnë se Witkoff po largohet nga hapësira ajrore ruse me Marc Fogel”, thuhet në komunikatë.

“Presidenti Trump, Steve Witkoff dhe këshilltarët e presidentit negociuan një këmbim që shërben si një shenjë e vullnetit të mirë nga rusët dhe një tregues se po lëvizim në drejtimin e duhur për t’i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë”, thuhet tutje në njoftim.

Shtëpia e Bardhë nuk tregoi se kë e ka liruar në këmbim të Fogelit.

Në gusht të vitit 2024, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera realizuan këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke liruar 16 persona, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva.

Të liruarit përfshinin gjithashtu reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan – nga burgjet ruse dhe bjelloruse.

Tetë rusë u kthyen në atdhe./REL

Gjithashtu lexoni:

Erdogan: Potencial për paqe pas propozimit rus

Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë

Sllovakia lejon shitjen e mishit të ariut për konsumatorët

Ligji “i madh” i Trumpit zhgënjeu Muskun – presidenti amerikan minon misionin e miliarderit

Shembet akullnaja, mbulohet një fshat zviceran – banorët ishin evakuuar më parë

Kosova News 11/02/2025 11/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
17° _ 16°
66%
4 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kryesore për stabilitet afatgjatë
18:16 -30/05/2025
Rama: Shqipëria pozicionohet fuqishëm në hartën globale të inovacionit
18:13 -30/05/2025
“MË TË FORTË SË BASHKU”- qindra ushtarë të FSK-së po stërviten në SHBA, Ambasada Amerikane  e quan moment historik partneritetin ushtarak midis dy vendeve
17:31 -30/05/2025
Ministria e Financave : Pretendimet e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve dëmtojnë reputacionin e shtetit
17:02 -30/05/2025
Dëmtohet dhe digjet bunkeri i UÇK-së në Jezerc, reagon OVL i UÇK-së
15:55 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?