KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një media e re, pse? Sidomos në këtë kohë!
Pa kategori

Një media e re, pse? Sidomos në këtë kohë!

Kosova News
Kosova News 14:11 -02/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Jemi mbytur me portale si shoqëri? Nëse kështu pyesim, potencialisht përgjigjja pozitive do të dominojë në tërësi. Po me lajme të rreme? Edhe më shumë, do të thoshin qytetarët. Në të dy rastet, përgjigjja është e ndikuar nga realiteti. Fatkeqësisht! Sot askush nuk mund ta thotë me saktësi se sa portale ka në Kosovë. Sikur që pak kush mund të gjejë një përgjigje të prerë, se cilës nga portalet t’i besohet për çdonjërin lajm që publikon. Natyrisht, shumë portale në Kosovë veprojnë nën emërtimin media, por në fakt nuk është se e meritojnë plotësisht të quhen të tilla.

Sidoqoftë, jemi me fat që veprojmë në një treg të lirë e ambient që garanton lirinë e shprehjes, e edhe larushia mediale, është vlerë kulturore. Ama mediale, po themi.

Tani, bashkë me një grup të njohësve të mirë të zanatit të gazetarisë, kemi vendosur të krijojmë edhe një portal më shumë në vendin tonë. Një portal, që do ta meritojë emërtimin media. Kosovanews.net nuk do t’i ngjasojë e as nuk do të vendosë të shkruajë asnjë shkronjë duke u përngjarë kuazimediave.

Do të përpiqemi deri në fund për të qenë të saktë, korrekt e të raportojmë për atë që ndodh. Nuk do jetë nën vëzhgimin tonë, emri i atij e asaj që flet, përkatësia e atij e asaj që flet, orientimi i atij e asaj që flet, por përmbajtja e asaj që ai apo ajo thotë, veprimi që bëjnë e konsekuencat që tërheq veprimi a mosveprimi.

Normalisht, në këtë kohë të mbipopullimit të ambientit me media, edhe një më shumë duket si një ngarendje trendi. Në fakt, Kosovanews nuk është dhe nuk do të jetë trend-përcjellëse. Veçanërisht jo, një media në të cilën do zbrazen gjitha thashethemet e dëgjuara poshtë e lart, e as nuk do të shërbejë si një hark në dorën e tjetrit për të goditur secilin oponent.

Ne jemi koshientë se situata e mbijetesës nuk është shumë premtuese, e posaçërisht për një media që nuk ka dikë me një portofol hapur që i rri mbrapa. Porse, pikërisht për këtë shkak, duke mos qenë vasal i pronarit të portofolit, ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme që opinionit të gjerë publik shqipfolës, brenda e jashtë vendit, t’i ofrohet një media me kredo besueshmërie dhe që funksionin e saj parësor e ka informimin e drejtë edukimin dhe argëtimin si baza themelore të gazetarisë.

Andaj, të nderuar qytetarë, ne edhe kemi vendosur të nisim rrugëtimin tonë, të përbashkët me Ju, dhe kërkojmë mbështetjen e bashkëpunimin Tuaj, për të ngritur këtë media, të arrijë synimet e paracaktuara.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Uniteti është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura

Spanja me rregulla të reja për turistët

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

TAGGED: Arsim, Botë, KosovaNews, Kosovë, Media, medie, Politikë, Shëndetësi, Shqipëri, siguri, teknologji
Kosova News 07/06/2022 02/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim
11:28 -09/06/2025
Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
11:17 -09/06/2025
“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit
11:02 -09/06/2025
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan
10:57 -09/06/2025
Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme
10:50 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?