Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Tunelin e Kalimashit në Kukës.
Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën brenda në tunel. Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit, tre shtetas u plagosën.
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./Ora News