KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona
Siguri

Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi – si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

Kosova News
Kosova News 09:37 -13/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vuk Boriloviq (34) nga Cetinja dje ka vrarë dhjetë bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës, Malit të Zi.

Gjatë dramës së përgjakshme në të cilën vrau edhe dy fëmijë të mitur, Boriloviqi qëlloi me pushkë gjuetie fqinjët, shërbimet e urgjencës mjekësore, pjesëtarët e policisë dhe kalimtarët.

Sipas pretendimeve të autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga shtetasi N.K.

Më parë, Boriloviq refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar, raporton vijesti.me.

- Reklamë -

Trupi i tij është dërguar për obduksion mbrëmë dhe sipas informacioneve jozyrtare ai ka plagë të shumta me armë zjarri. Është thënë se ekspertët do të përcaktojnë se si ka vdekur dhe nëse është qëlluar nga një armë e vetme.

Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviqi ka nisur krimin duke hyrë në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe ka vrarë në derë njëmbëdhjetë vjeçarin M, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas ka qëlluar nënën e tyre – Natasha Pajoviq Martinoviq.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë e fëmijëve dhe bashkëshortin e Natashas, Millosh Martinoviqin. “Unë e kam vrarë familjen tënde”, thonë bashkëbiseduesit e Vijestit nga Policia.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar – Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun (32). Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre, Rajko Drecun (56), i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij, Milan Mitroviq (37), e më pas dajën e tij, Goran Gjurishiq (54), dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra (52) dhe Danijela Radunoviq (51).

Vijestit u tha se Boriloviq, i rrethuar me fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij, I.J. dhe e ftoi të dilte jashtë.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë – Slavica Zviter, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq, si dhe polici Ljubisha Maksimoviq, i cili po përpiqej ta nënshtronte në tokë.

Ndërkihë, Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.

Drejtori i Administratës Policore (UP), Zoran Brgjanin, ka njoftuar mbrëmë vonë se, sipas rrethanave të njohura, Boriloviq rreth orës 15:30 ka vrarë viktimat e para – Martinoviqët.

“Ai ka qëlluar mbi një familje, anëtarët e së cilës qëndronin në banesat e tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, duke përdorur armën e zjarrit, pushkën e gjuetisë, ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila vdiq në një institucion mjekësor. Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”, njoftoi policia./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Kosova News 13/08/2022 13/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?