KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një klasë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, nga e hëna bojkoton mësimin për shkak të orarit
Arsim

Një klasë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, nga e hëna bojkoton mësimin për shkak të orarit

Kosova News
Kosova News 13:34 -15/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prindërit e nxënësve të një klase në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë nga e hëna për shkak të orarit, siç e kanë vlerësuar ata, të papërshtatshëm.

Një ditë më parë, kjo shkollë fillore në një njoftim në Facebook publikoi orarin e ri teksa njoftoi se është rinovuar aneksi dhe nxënësit do të zhvillojnë mësimin vetëm në ambientet e kësaj shkolle. Deri tash, një pjesë e nxënësve mbante mësimin në shkollën “Xhemail Mustafa”.

Siç ka njoftuar të shkolla shtunën, së shpejti në të do të nisë renovimi i plotë. 

Në njoftim shkolla ka publikuar edhe orarin, që parasheh që klasat e dyta dhe të treta të nisin mësimin në orën 15:00. Megjithatë, të dielën, në një komunikatë për media, prindërit e klasës II/4 kanë dalë kundër orarit nga 15 – 18:25. Sipas tyre, orari çrregullon tërësisht dinamikën e fëmijëve.

“Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite. Është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies”, thuhet në një njoftim nga prindërit e nxënësve të kësaj klase.

Sipas prindërve, “ky orar për nxënës të moshës 7-8 vjeç nuk e merr parasysh interesin më të mirë të fëmijëve tanë”. 

“Ndërsa një orar i tillë mund të jetë i pranueshëm në situata të jashtëzakonshme, Kosova dhe sistemi ynë arsimor nuk po kalojnë nëpër ndonjë periudhë të tillë. Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Sveçla dhe Krasniqi ndjekin nga afër punimet që po bëhen në veri

Policia njofton se personi i humbur dje në Kllokot gjendet në fshatin Kokaj

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim

Kosova News 15/09/2024 15/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
10:16 -14/05/2025
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
10:13 -14/05/2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?