Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetii ka thënë se sot rreth orës 16:00, një kamion është përfshirë nga zjarri, në afërsi të një marketi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar se në parking, në afërsi të një marketi, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një kamion është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar pjesërisht”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, në këtë incident nuk ka pasur të lënduar dhe policia është duke i hetuar rrethanat që kanë dërguar në këtë incident.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka shtuar ajo.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka përfunduar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.


