KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një javë nga arrestimi i Arbnor Spahiut, Koci: Kemi dorëzuar ankesë – vendimi pritet brenda pak ditëve
Siguri

Një javë nga arrestimi i Arbnor Spahiut, Koci: Kemi dorëzuar ankesë – vendimi pritet brenda pak ditëve

Kosova News
Kosova News 10:39 -16/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Janë bërë një javë që kur ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu u arrestua nga autoritetet serbe në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, në Hogrosh.

Pas arrestimit, autoritetet serbe i caktuan një muaj paraburgim ish-zyrtarit policor. Spahiu po dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në Banjskë, në vendin ku grupi i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur për Telegrafin se në fund të javës që shkoi kanë dorëzuar ankesë rreth kësaj çështje.

“Është dorëzua ankesa dhe brenda dy apo tri ditëve pritet të vendoset. Nëse ka pak drejtësi Arbnori do të lirohet shumë shpejt”, ka thënë Koci.

Ditë më parë avokati tha se aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale është ngritur nga BIA serbe.

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij.

Kryeministri në detyrë  Albin Kurti, ditë më parë vizitoi familjen e ish-zyrtarit policor, ku i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe të motivuar politikisht.

Osmani tha se arrestimet e qytetarëve të Kosovës nga Serbia gjatë kalimit kufitar janë veprime të ngjashme me ato të regjimeve shoviniste të viteve ’90.

Në vazhdën e arrestimeve të kohëpaskohshme të shtetasve të Kosovës, autoritetet bëjnë vazhdimisht thirrje që të shmanget udhëtimi përmes Serbisë. 

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

Me aktivitete të ndryshme u shënua 15 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjilanit

Irani përgatitet të largohet nga traktati bërthamor

Kosova News 16/06/2025 16/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Pas Alexander-Arnold, Real Madridi po synon një tjetër yll të Liverpoolit si lojtar të lirë
17:17 -16/06/2025
Netanyahu: Jemi në rrugën drejt fitores, kontrollojmë plotësisht qiellin mbi Teheran
17:14 -16/06/2025
Grealish bëhet objektiv i gjigantit italian pas situatës së krijuar tek Man City
17:11 -16/06/2025
Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës
17:08 -16/06/2025
U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin
17:02 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?