Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot në Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima është goditur me një mjet të fortë – shkop, dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person që është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacion katër persona – një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje,” ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të rastit.


