Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sot paradite afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KosovaNews se bëhet fjalë për vetaksident.
“Sot rreth orës 10:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.
KosovaNews raportoi për këtë aksident dhe nga fotografitë që një qytetar ka dërguar shihet se në vend të ngjarjes kanë dalë si policia ashtu edhe zjarrfikësit.