Të mërkurën një person që ishte në vuajtje të dënimit ka ikur nga burgu i Lipjanit.
Kjo është bërë e ditur në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Tutje bëhet e ditur se ky rast është nën hetime.


