Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një grua në Podujevë. Rastin në Polici e ka raportuar një burrë.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR- Podujevë 16.07.2023 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në njoftim.


