Një femër kosovare është arrestuar në Graçanicë, pasi që e njëjta ka qëndruar në një hotel në periudha të ndryshme, nga data 6 gusht deri më 25 tetor të vitit të kaluar dhe më pas ka ikur pa paguar për qëndrimin e saj.
Arrestimi i saj u bë të hënën, ndërkohë që pas intervistimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje
“Graqanicë 30.01.2023-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë.


