Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi janë parë sot në seancën e Kuvendit, anipse dje u raportua se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj tyre.
Pak para fillimit të seancës së Kuvendit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një dekjlaratë të shkurtë për media, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.
Ai shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Kurse deputeti Arben Gashi nuk është ndalur të flas para gazetarëve dhe Avdullah Hoti nuk ka dashur të jep komente për këtë raportim.
Deputeti Armend Zemaj tha se gjithçka është në dorën e organeve të rendit dhe është në dorën e tyre masat që të do marrin.
Edhe Zemaj nuk ka dhënë detaje tjera nëse kërcënimet kishin prapavijë politike dhe në çfarë forme u janë bërë, duke sugjeruar që për gjithë këto të pyetet policia./KosovaNews