KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një delegacion ndërkombëtar viziton Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Siguri

Një delegacion ndërkombëtar viziton Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Kosova News
Kosova News 13:32 -03/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një delegacion ndërkombëtar prej 25-anëtarësh, pjesë e Punëtorisë për Bashkëpunim Jug-Jug dhe Trepalësh për Avancimin e Parandalimit të Korrupsionit (#SSTC), vizitoi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), për të mësuar më shumë mbi nismat kundër korrupsionit në Republikën e Kosovës dhe ndërtimin e platformës inovative të raportimit të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, prezantoi mandatin dhe funksionet kyçe të agjencisë në luftën për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Ai theksoi se zhvillimi i platformës “Corruption-Free Portal”, fuqizon qytetarët që të angazhohen aktivisht në ruajtjen dhe avancimin e integritetit të institucioneve publike.

Z. Buleshkaj falënderoi partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Republikën e Koresë, për mbështetjen e dhënë në zhvillimin dhe përmirësimin e kësaj platforme.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e harmonizimit të standardeve rajonale dhe rritjes së bashkëpunimit për të arritur rezultate më të mira në luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa udhëheqësi i Divizionit për E-Shërbime dhe Sisteme në APK, z. Besnik Dragusha, bëri prezantimin e detajuar të funksionimit praktik të platformës “Corruption-Free Portal”, duke treguar mënyrën se si zyrtarët publikë mund të kryejnë obligimin ligjor të deklarimit të pasurisë, ndërsa qytetarët mund të raportojnë korrupsionin në mënyrë të thjeshtë, transparente dhe të sigurt.

Kjo vizitë e delegacionit ndërkombëtar ku po marrin pjesë përfaqësues nga Republika e Koresë (Korea e Jugut), Mongolia dhe Uzbekistani, mandej edhe vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), shërben si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave për luftën kundër korrupsionit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu lexoni:

Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore

Mark Rutte: Duhet ta bëjmë NATO-n më të fortë

Kosova News 03/06/2025 03/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Mbahet mbledhja e Qeverisë, ky është rendi i ditës
08:42 -05/06/2025
Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e Kuvendit
08:40 -05/06/2025
Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?