Një person në Tvrgjan të Leposaviqit është ankuar të shtunën se individë të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij.
Ai ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon zjarrvënia ka të bëjë me punën e tij.
Policia e ka cilësuar rastin si “Zjarrvënie”.
Gjatë së shtunës në këtë komunë është raportuar edhe një rast tjetër i zjarrvënies.
Tri vetura të një personi në Leshak të Leposaviqit janë djegur. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe e ka iniciuar rastin, i cili është duke u trajtuar.


