KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nivelimi i çmimeve lë barnatoret pa një numër medikamentesh
Shëndetësi

Nivelimi i çmimeve lë barnatoret pa një numër medikamentesh

Kosova News
Kosova News 20:58 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Barnatoret private janë përballur me mungesë furnizimi të infuzioneve dhe të disa ilaçeve për tension. Në Shoqatën e Distributorëve Farmaceutikë dhe Medicinalë lanë fajtor Ministrinë e Shëndetësisë, meqë thanë se me nivelim çmimesh, ka vendosur çmime të ulëta për këto barna

Prej më shumë se një muaj në barnatoret në Prishtinë dhe në komuna të tjera, kanë munguar tretësirat fiziologjike, NaCl dhe glukoza.

Farmacistë të një numri barnatoresh që ka vizituar KOHA, thanë në kushte anonimiteti se mungesa e këtyre infuzioneve është shprehur pas nivelimit të çmimeve të barnave, prej kur ligji ka hyrë në fuqi në muajin shkurt.

Mungesën e produkteve e kanë konfirmuar edhe në Odën e Farmacistëve. Kryetari i Odës, Kadri Bytyqi, tha se mungesa e barnave po e vështirëson edhe punën e farmacistëve.

“Ne si Odë, ka këtu e dy muaj ose tre që kemi thënë se do të fillojë me vendimin e paligjshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, do të fillon e do të zbehet prania e barnave në treg, e para disa ditëve kemi thënë se kjo është vetëm fillimi i këtyre mungesave dhe që mund të çojë në një gjendje edhe më të keqe, por nuk besoj se duhet me ardhë deri aty”, ka thënë Bytyqi.

Veç infuzioneve, nëpër barnatore janë paraqitur mungesa edhe për një numër medikamentesh për tensionin e gjakut.

Në Shoqatën e Distributorëve Farmaceutikë dhe Medicinalë të Kosovës lanë fajtor Ministrinë e Shëndetësisë, meqë thanë se ka vendosur çmime të ulëta për këto barna.

“Jemi në dijeni për mungesë të një numri të konsiderueshëm të barnave në sektorin privat, si pasojë e çmimeve tejet të ulëta të miratuara (nën çmimin furnizues) nga ana e komisionit për deklarimin e çmimeve pranë MSH-së, ku furnitorëve iu është pamundësuar furnizimi permanent dhe importi i këtyre produkteve. Në ndërkohë, MSH-ja ka nxjerrë një vendim të ri me të cilin distributorët farmaceutik ose bartësit e AM mund të aplikojnë me kërkesë për ndryshim /përmirësim të çmimit dhe ne besojmë që kjo do të na ndihmojë shumë në vazhdimësi të furnizimit dhe normalizim të tregut në përgjithësi me barna”, thuhet në një përgjigje të shkruar të shoqatës.

Në këtë shoqatë thanë se problemi qëndron tek stoqet e krijuara ekzistuese te depot farmaceutike për të cilat Ministria nuk ka dhënë ndonjë afat dhe alternativë për shitje me çmime të vjetra.

“Këto stoqe janë blerë më herët, për çka janë paguar taksat ndaj shtetit në bazë të çmimeve të blera/paguara dhe rrjedhimisht nuk mund të shiten nën koston e furnizimit me humbje financiare të konsiderueshme. Ne si Shoqatë kemi kërkuar disa herë përmes kërkesave të shkruara dhe reagimeve publike nga MSH-ja që të mundësojë një afat prej 3-6 muaj për zbrazje të stoqeve nga depot dhe barnatoret, kurse nga momenti i zbrazjes së stoqeve të vjetra të fillohet me importin e produkteve me çmime të reja (aty ku është e mundur dhe e leverdishme)”, thuhet në përgjigje.

KOHA ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e infuzioneve në barnatore dhe nëse janë identifikuar kompanitë e depot farmaceutike që kanë ndërprerë furnizimin, por kanë munguar përgjigjet.

Në Ministri theksuan se, bazuar në inspektime, barnatoret kanë filluar zbatimin e ligjit për nivelimin e çmimeve.

“Mungesat në tregun e lirë mund të shkaktohen për shkak të produkteve që nuk kanë deklaruar çmim në afatin e caktuar dhe që nuk mund të shiten nga barnatoret pa përcaktim të çmimit sipas listës zyrtare. Ministria e Shëndetësisë, me vendim, ka hapur afatin për deklarimin e çmimeve të produkteve që nuk kanë pasur çmime, janë produkte të reja dhe për ndryshimin e çmimit për ato produkte për të cilat është përcaktuar çmimi”, thuhet në përgjigjen e shkruar të Ministrisë.

Duke u bazuar në listën zyrtare, në importet e reja Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka vendosur çmimet në banderolat e produkteve medicinale.

Gjithashtu lexoni:

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps energjetik

Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni me energji diellore ka krahët e një Boeing 747 dhe mund të fluturojë për një muaj pa ndalur
21:07 -23/06/2025
Pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
20:44 -23/06/2025
Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
20:40 -23/06/2025
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
20:38 -23/06/2025
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani
20:35 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?