KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisma pa koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit, analistët e quajnë befasi
Politikë

Nisma pa koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit, analistët e quajnë befasi

Kosova News
Kosova News 20:20 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbyllja e afatit pa asnjë koalicion nga partitë e mëdha sipas analistëve është tregues se ato i kanë kalkuluar dëmet dhe dobitë nga koalicionet e kaluara, por anën tjetër disa koalicione me parti të vogla ose me individë sipas tyre janë bërë pa asnjë përputhje ideologjike ose programore. Sipas tyre as në listat për deputet, përpos aderimeve ose shumë pak emrave të rinj, nuk pritet të ketë ndryshime substanciale tek asnjë parti politike.

Përpos Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka koalicion me Listës GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK), partitë tjera të mëdha në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojnë të vetme, me disa individ ose parti të vogla të cilat janë bërë pjesë e listës për deputetë.

PDK, LDK, AAK e NISMA, si parti politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare llogarisin vetëm në forcat e veta.

Për analistin Muhamet Hajrullahu, fakti se NISMA nuk ka arritur koalicion as me LDK-në e me asnjë parti tjetër, ka qenë befasi.

Të pa natyrshme sipas tij janë edhe koalicionet e Lëvizjes Vetëvendosje me disa parti të vogla, por në anën tjetër edhe bashkimi i Eman Rrahmanit në listën e PDK-së, e Ferid Agani i cili i është bashkuar listës së LDK-së.

“Kjo tregon për mua njëfarë lloj pazari në momentet e fundit pra që nuk janë këto bashkime as me ideologji as bashkime që i lidh shumë njëra me tjetrën, kjo tregon se të gjitha këto subjekte, edhe të voglat, edhe të mëdhatë po tentojnë, ose tentuan që në momentet e fundit të marrin nga pak vota kudo që është e mundshme në Kosovë dhe kjo tregon që ata nuk janë bashkuar për ideologji apo bashkim për interesa nacionale a ku ta di unë por janë interesa të momentit të fundit të cilët mund të përfundojnë ndonjë votë”, ka thënë Muhamet Hajrullahu – analist

Hajrullahu nuk pret ndryshime në listën për deputet as në këto zgjedhje, ndërsa vlerëson se decentralizimi i të drejtës për të propozuar kandidatët për deputet, në degët nëpër qytete e shpërndanë edhe përgjegjësinë për rezultatet, çfarëdo që janë ato.

Analisti tjetër politik, Bekim Kabashi thotë se partitë politike kanë nxjerrë mësime dhe kanë marrë llogari nga terreni, dhe po tentojnë t’i shmangin bashkëpunimet që nuk i do elektorati dhe strukturat.

Kjo vlen edhe për koalicionet por edhe për listën për deputet.

“Kanë mësu nga gabimet e zgjedhjeve të kaluar, dëmet që i kanë pësu, shembull AAK, është dëmtu nga NISMA sesa që ka përfitu prej saj edhe pse me atë qëllim ka hy në atë koalicion parazgjedhor ngjashëm ka ndodh një problem tjetër me LDK-në, përcaktimi i listës për deputet nga ana e kryetarit, Lumiri edhe pse e ka me statut që ka të drejtë, i ka paraqit problemet e brendshme që nuk kanë qenë të vogla edhe tash ka shku me seanimin e tij problemi që mos me pasë një klimë të tensionume të polirazume brenda subjektit të tij politik dhe ua ka lënë të hapur kryesisë që ta përcaktojë listën”, ka thënë Bekim Kabashi – analist.

Partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor që t’i dorëzojnë në KQZ listat për deputetë me të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit./Tv Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?