KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin hetimet edhe për 44 milionë euro të tjera në emër të autostradës
Siguri

Nisin hetimet edhe për 44 milionë euro të tjera në emër të autostradës

Kosova News
Kosova News 21:05 -25/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një hetim i ri ka nisur për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës ka paguar ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç 53 milionë eurove shtesë, në kohën e Qeverisë Haradinaj, konserciumit “Bechtel Enka” i ishin paguar edhe 44 milionë euro të tjera. Ky hetim ka nisur vetëm pasi KOHA e ka bërë publike aneks-kontratën për pagesën shtesë. Ministri Liburn Aliu ka konfirmuar se është në dijeni për një hetim të tillë

Proces i ri hetimor ka nisur për pagesat e Ministrisë së Infrastrukturës për konserciumin “Bechtel Enka”, që ka ndërtuar autostradën Prishtinë-Shkup, “Arbën Xhaferi”.

Prokuroria e Shtetit është aktivizuar pas publikimit të hulumtimit të KOHËS, i cili dëshmonte që Ministria e Infrastrukturës përveç 53 milionë eurove shtesë për konserciumin “Bechtel Enka” i ka paguar edhe 44 milionë euro. Burime në këtë institucion, por edhe në Ministrinë e Infrastrukturës kanë konfirmuar fillimin e hetimit. Që dy ditë KOHA u ka dërguar pyetje Prokurorisë së Shtetit, por ata nuk janë përgjigjur.

Jozyrtarisht përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit kanë thënë që tashmë kjo lëndë ka filluar të punohet nga Prokuroria Speciale. Prokurori i rastit nuk është i njëjti me prokurorët që e kanë hetuar rastin e pagesës së 53 milionë eurove, për të cilin rast tashmë ka aktakuzë.

Për këtë çështje është kontaktuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai ka konfirmuar se është në dijeni për fillimin e hetimeve por nuk di më shumë së çfarë ka ndodhur. E zyrtarë të administratës së këtij institucioni kanë konfirmuar që tashmë Prokuroria Speciale ua ka marrë gjithë dokumentacionin që ka pasur kjo ministri në lidhje me këtë pagesë.

Në kohën kur Ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga ish-ministri Pal Lekaj, në emër të punëve shtesë “Bechtel Enkas” iu paguan edhe 44.1 milionë euro të tjera.

Një gjë e tillë konfirmohet nga dëshmia e zyrtarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Ramë Qupevës dhënë Prokurorisë së Shtetit për aferën e pagesës së 53 milionë eurove. Qupeva është drejtor i Departamentit të infrastrukturës rrugore në Ministri të Infrastrukturës e atëkohë ishte anëtar i Njësisë për Implementimin e projektit.

Në dëshminë e tij dhënë hetuesisë, të cilën e ka KOHA, ai ka folur për këtë pagesë.

Ndonëse kishte deklaruar që kanë paguar edhe 44 milionë euro shtesë, prokurorët e rastit nuk e kishin pyetur me tej për këtë çështje e as nuk e kishin hetuar penalisht së pse kjo pagesë ishte kryer.

Por gjatë hulumtimit KOHA kishte argumentuar që pagesa prej 44 milionë eurove ishte plotësisht e jashtëligjshme. Kjo vërtetohet nga një përgjigje e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Kjo aneks-kontratë që ia kishte garantuar “Bechtel Enkas” 44 milionë euro shtesë, ishte nënshkruar nga ish-sekretari Betim Reçica, po ashtu ishte nënshkruar edhe nga ish-ministri Pal Lekaj e nga zyrtari Ramë Qupeva.

Në këtë aneks-kontratë mungon nënshkrimi i zyrtarit të prokurimit, ani se nënshkrimi i tij përbën kusht ligjor që një kontratë të jetë e ligjshme.

Në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik kanë konfirmuar që nëse kontrata s’e ka nënshkrimin e këtij zyrtari, është e pazbatueshme. Këtë e kanë elaboruar përmes një përgjigjeje të gjatë. /koha.net/

Gjithashtu lexoni:

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Aksion në lokalet e natës në Prizren – arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë dhe thika

Tentimi i 32-të sot në Kuvend

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

TAGGED: 44 milione, AUTOSTRADA, Kosove, Pal Lekaj
Kosova News 25/06/2022 25/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Oferta nga Anglia për Di Gregorion, por Juventusi nuk dëshiron të ndahet me portierin
12:24 -15/06/2025
Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat
11:59 -15/06/2025
Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt
11:37 -15/06/2025
Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës
11:33 -15/06/2025
32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar
11:29 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?