KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdojnë homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, pritet pjesëmarrja e liderëve nga rajoni
Rajon

Vazhdojnë homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, pritet pjesëmarrja e liderëve nga rajoni

Kosova News
Kosova News 11:53 -02/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë kanë nisur sot në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë më 31 tetor në moshën 73-vjeçare. Arkëmorti i mbështjellë me flamurin kombëtar është vendosur në hollin kryesor, ku me qindra qytetarë kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndër të parët që kryen homazhe ishin deputeti socialist Taulant Balla, ish-deputeti Gramoz Ruçi, si dhe përfaqësues të shumtë të Partisë Socialiste. Ruçi e cilësoi Nanon si “njeriun e parë që sakrifikoi pushtetin për të bërë shtet”. I përlotur u pa edhe deputeti Erion Braçe, i cili u përkul para arkëmortit të liderit historik të së majtës.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe figura nga opozita, përfshirë Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe Arjan Ndojën, si dhe shumë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, homazhet publike zhvillohen deri në orën 11:00, pasuar nga nderimet shtetërore deri në 11:45, ndërsa në 12:05 do të mbahet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.

Në ceremoni pritet të mbajnë fjalë kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e Nanos, Xhoana Nano.

Në nderim të Fatos Nanos, e diela është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Për homazhe nga Kosova pritet të vijë kryeministri Albin Kurti me disa anëtarë të qeverisë dhe deputetë, ndërsa nga Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë Ali Ahmeti, dhe nga Mali i Zi, zëvendëskryeministri i vendit.

Fatos Nano do të prehet në varrezat e Sharrës, ndërsa familja ka kërkuar privatësi gjatë ceremonisë së varrimit.

Gjithashtu lexoni:

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 02/11/2025 02/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?