KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Politikë

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Kosova News
Kosova News 17:10 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit.

Pjesëmarrës në këtë takim janë: Memli Krasniqi dhe Vlora Citaku nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku me Hykmete Bajramin nga LDK-ja.

Nga AAK-ja, Time Kadriaj, kurse nga koalicioni Guxo-Alternativa në takim po marrin pjesë: Faton Peci me Mimoza Kusarin.

Nisma me Fatmir Limajn, ndërsa nga minoritetet, Elbert Krasniqi dhe Emilija Redzepi, raporton KosovaNews.

Mbledhja po mbahet në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, prapa dyerve të mbyllura.

Kurti ka thënë se arsyeja e këtij takimi është përpjekje për të arritur konsensus për konstituimin e Kuvendit.

Para mbajtjes së takimit, Kurti u deklarua se rrjedha e takimit do të ndikojë në qëndrimet që do të bëhen publike.

“Tash po shkojmë në mbledhje. Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresojmë të kemi çfarë të themi”, u shpreh Kurti para takimit.

Ndërkaq, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, para fillimit të takimit deklaroi se do të prononcohet pas përfundimit të takimi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
21:22 -28/06/2025
Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor
21:16 -28/06/2025
Dasma 30 mln dollarëshe në Venecia do t’i zbresë Jeff Bezos vetëm 0.01% nga pasuria
21:08 -28/06/2025
“Vdiq” 30 vite më parë, kroati gjendet i gjallë
21:05 -28/06/2025
A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton
21:01 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?