Tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris.
Pamjet e takimit mes Kurtit dhe Borrellit i ka publikuar qendra televizive e informacionit të BE-së, Europe By Satellite, raporton KosovaNews
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për punë të Jashtme, Peter Stano, ka dhënë dje njoftim për takim në Twitter, me ç’rast ka sqaruar se takimet do të zhvillohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.
Po ashtu ai ka thënë se ky takim do të zhvillohet për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të de-përshkallëzuar situatën, për të zbutur situatën dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Kosovë/Serbi: Për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovë-Serbi për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në Dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqi, nesër në Paris në takime të veçanta”, ka thënë Stano.


