Kosova dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të kualifikimeve për Euro 2024.
Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e Freuler në minutën e 14-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e 65-të.
Golin e dytë për Zvicrën e shënoi Rrahmani në minutën e 79-të i cili devijoi një gjuajtje të Freuler.
Rezultatin e barazoi Vedat Muriqi në minutën e katërt shtesë.
Për Kosovën sot debutuan Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica.
Me këtë fitore, Zvicra është në vendin e parë me 13 pikë, derisa Kosova mbetet e parafundit me 3 pikë.
Zvicra rikthen epërsinë
Zvicra ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Kosovës. Pas një pasimi të shkëlqyer të Shaqirit, topi në zonë erdhi te Remo Freuler që goditi saktë në minutën e 79-të. Në fakt topi u devijua nga Amir Rrahmani dhe përfundoi në rrjetë.
GOOOOOOOL – Realizon Vedat Muriqi
Kosova ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Golin e barazimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 65-të.
Ylli i Mallorcas shënoi me kokë pas asistimit të Rashicës.
Fillon pjesa e dytë, Kosova me dy zëvendësime
Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes kualifikuese në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Trajneri Gliha ka bërë dy zëvendësime, ku Zhegrova dhe Muslija zënë vendet e Fazlijit dhe Berishës.
“Dardanët” do të mundohen që pjesën e dytë të barazojnë rezultatin.
Aktualisht rezultati është 1-0 në favor të Zvicrës.
Kosovë – Zvicër, mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Pas 45 minutash lojë, helvetikët janë në epërsi minimale.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Freuler në minutën e 14-të.
Kosova kishte disa raste të mira por që nuk u konkretizuan.
Zvicra në epërsi
Zvicra ka kaluar herët në epërsi ndaj Kosovës. Ka realizuar Remo Freuler në minutën e 14-të. Ai u asistua nga Edimilson Fernandes.
Nis përballja Kosovë-Zvicër, atmosferë fantastike
Ka nisur ndeshja e shumë pritur mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
‘Dardanët’ dhe helvetët do të ballafaqohen në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
Kjo sfidë po luhet në një atmosferë fantastike që po krijohet nga tifozët Kombëtares sonë ‘Dardanët’, derisa në ‘Fadil Vokrri’ janë edhe një grup tifozësh zviceran.
Kosova pas katër ndeshjeve renditet në pozitën e pestë në Grupin I me tre pikë të arkëtuara, krahas Zvicrës së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës, që zë vendin e parë në kuotën e 10 pikëve.