KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë
Rajon

Nis operimin Bursa Shqiptare e Energjisë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:13 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin përmes ankandit të parë.

Ambasadorja e ShBA-së, në Tiranë Yuri Kim e pranishme në këtë aktivitet theksoi se synim i ShBA-së është që të shohë Shqipërinë që të rrisë potencialin energjetik.

“Me rëndësi është integrimi ekonomik në Europë, duke përdorur sisteme tregu, ku Shqipëria do ketë mundësi që të bashkohet me shtetet e tjera. ShBA kanë qenë krenare për këtë vend, USAID ka qenë aty që nga hapja e bursave. Kur punojmë se bashku mund të arrijmë gjera të mëdha. Shqipërinë duam ta shohim që të rrisë potencialin energjetik. Ky bashkim tregu do të integrojë Shqipërinë në tregun paneuropian për rritjen e sigurisë në këtë sektor. Do ketë më shumë furnizim dhe çmime më të mira.”, tha ambasadorja e ShBA-së.

Sipas një vendimi të marrë pak ditë më parë nga qeveria shqiptare u përcaktuan procedurat e zbatimit dhe fillimit të aplikimit të regjimit të veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike.

- Reklamë -

Sipas këtij vendimi, tregtimi i energjisë elektrike në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike kryhet në përputhje me modelin e tregut të energjisë elektrike dhe rregullat e tregtimit, miratuar me vendimin nr. 347, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike”.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, në rolin e saj si kundërpalë qendrore, vendoset ndërmjet transaksioneve të palëve brenda tregut të energjisë elektrike dhe merr rolin e blerësit kundrejt kundërpalës shitëse dhe rolin e shitësit kundrejt kundërpalës blerëse, me qëllim garantimin e transaksioneve.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, sipas modelit të tregtimit të energjisë elektrike, nuk kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtari të shitblerjes së energjisë elektrike, por ofron shërbimin e administrimit e të garantimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet platformës së tregtimit, klerimit dhe shlyerjes, si kundërpalë qendrore. Duke pasur këtë rol për të gjitha transaksionet që kryhen në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, si në blerje ashtu edhe në shitje të energjisë elektrike, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ka edhe përgjegjësinë e lëshimit të faturës, si për blerësin ashtu edhe për shitësin e energjisë elektrike.

Operimi i bursës do të nisë me kompanitë publike të energjisë, që do të kryejnë transaksione me njëra tjetrën, duke qenë se aktualisht janë të vetmet që janë anëtarësuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike. Bëhet fjalë për OSHEE Group, Operatori i Sistemit të Transmetimit, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Gjithashtu lexoni:

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

KosovaNewss 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?