Në Turqi ka nisur gjyqi i parë i madh për ndërtimin e banesave që u shkatërruan në dy tërmetet e forta vitin e kaluar që lanë të vdekur më shumë se 50,000 njerëz.
Seanca dëgjimore në Adiyaman përfshin 11 persona që akuzohen për “neglizhencë të vetëdijshme” në ndërtimin e hotelit Isias.
Pesë nga ta, përfshirë pronarin e hotelit, janë arrestuar dhe akuzuar për krime që mund të rezultojnë në burgim për mbi 20 vjet nëse shpallen fajtorë.
Rrënimi i hotelit la të vdekur 24 fëmijë që nga Qipro kishin shkuar në Turqi për një garë në volejboll. Ata dhe një grup prindërish e përcjellësish vdiqën në tragjedinë që prokurorët turq thonë se mund të shmangej nëse do të ishin përmbushur standardet e duhura të sigurisë.
Aty vdiqën gjithsej 72 persona.
Në aktakuzë thuhet se ndërtesa ishte shndërruar ilegalisht nga një rezidencë në një hotel në vitin 2001 dhe se hoteli paligjshëm kishte ngritur një kat shtesë nga nëntë të tjerë të lejuar.
Policia turke ka arrestuar rreth 200 persona për ndërtim të dobët menjëherë pas tërmetit 7.8 ballësh.


