KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis edicioni i dytë i festivalit ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’
Tjera

Nis edicioni i dytë i festivalit ‘Ramë Lahaj International Opera Festival’

Kosova News
Kosova News 14:12 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur sot në Prishtinë edicioni i dytë i festivalit të operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).

Themeluesi dhe drejtori i festivalit, Ramë Lahaj në një konferencë për media tha se qëllimi i organizmit të këtij festivali është promovimi i artit operistik në Kosovë dhe mbështetja për talentët e rinj.

Ai ka prezantuar edhe bashkëpunëtorët e këtij edicioni të operës, derisa shtoi se festivali do të ishte i pamundur pa mbështetjen e institucioneve.

Lahaj: Kisha dashur që ky festival të shndërrohet në traditë

“Ajo që më bën me përballu gjithë këtë stres, që në shoqërinë tonë me fillu edhe një traditë ose një festival operistik, të cilin jo që se ka pasur Kosova asnjëherë, por nuk e ka as rajoni të natyrës së tillë, janë disa prej talenteve që i kam taku në workshop-in e parë kur unë kam qenë i ftuar në Prishtinë në vitin 2018 prej znj. Apostollova. Pse ose çka më shtyn me e dhënë gjithë këtë energji e me bë një festival, i cili po shpresoj se ka me kthyer në një traditë dhe ka me qenë pjesë e pandashme, sepse jam i sigurt që i duhen edhe institucioneve të Kosovës sidomos po flas për aspektin e operas meqë veç jemi në planifikim të ndërtimit të institucionit të operas. Kam dashur me i parapri, kam dashur t’i ndihmoj, por kam dashur njëkohësisht me i dal borxh gjithë talentëve të ri të cilët si unë dikur që kanë pas talentin po mundësinë me dal më lëviz mundësia me bo një audicion, mundësia me punu me një kohë ka qenë pothuajse e pamundur, aq çka unë e kam pas fatin e miqve atëherë të familjes mbështetjen po e kam pa sa e vështirë ka qenë me marr një vizë edhe me dal me bo një audicion qoftë të punoj me një kohë të shkurtër”, shtoi ai.

Lahaj thekson se janë duke u munduar ta promovojnë në formën më të mirë imazhin e Kosovës në botë.

“Ky është imazhi që ne po mundohemi në çdo lloj forme me e promovu në formën që Kosova është në fakt, jo në atë që servohet sigurisht prej fqinjëve (Serbisë) për të dëmtuar imazhin e Kosovës”, tha Lahaj.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se festivali RLIOF po kontribuon edhe në themelimin e institucioneve muzikore, sikurse Opera e Kosovës. Derisa shtoi se Kosova që nga viti i kaluar ka bërë hapa konkretë në themelimin e këtij institucioni.

“Ministria e Kulturës vlerëson shumë veprimin që Ramë Lahaj si artist i skenës botërore opersitike kthehet në Kosovë dhe kontribuon përmes festivalit dhe fondacionit Ramë Lahaj, rishtazi të themeluar me qëllim të zbulimi të zhvillimit të promovimit të talentëve të ri nga Kosova në strukturat e artit operistikë të operistikë në vendet e ndryshme të botës”, tha ai.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama foli për rëndësinë që ky festival ka për komunitetin artistik.

Rama: RLIOF ofron kontribut të rëndësishëm

“Festivali Opersitik Ramë Lahaj ofron kontribut të rëndësishëm të drejtpërdrejtë në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit duke bërë Prishtinën një platformë të rëndësishme të artit operistik, meqë festivali ndërkombëtar operistik Ramë Lahaj është i vetmi në Kosovë dhe rajon me një strukturë të tillë

ku përpos programit të pasur dhe artistë kulminantë po punohet edhe me talentë të rinj për të ndihmuar institucionet kulturore të Kosovës”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?