Kostot e Nike do të rriten me 1 miliard dollarë këtë vit nëse tarifat e presidentit të SHBA-së Donald Trump mbeten në nivelin aktual, ka njoftuar kompania.
Kjo vjen pas një paralajmërimi nga marka sportive muajin e kaluar se do të rriste çmimet për shkak të taksave të vendosura mbi importet.
“Po punohet për të ulur kostot, duke përfshirë uljen e furnizimeve nga Kina në SHBA.”
Bëhet fjalë për të ulur sasinë e këpucëve të prodhuara në Kinë dhe të importuara në SHBA nga 16% që është aktualisht në një shifër “të lartë njëshifrore”, me furnizimin kinez që “rishpërndahet në vende të tjera anembanë botës”.
Më 2 prill, Trump njoftoi tarifa specifike për vendin, të cilat e goditën më rëndë Kinën dhe u përshkallëzuan pas disa raundeve të rritjeve hakmarrëse, shkruan skynews.
Pas një marrëveshjeje midis Uashingtonit dhe Pekinit, taksa u ul nga një tarifë prej 145% në 30% për mallrat kineze.
Ndërsa rritjet e çmimeve për konsumatorët do të fillojnë të hyjnë në fuqi në vjeshtë.
Ndryshe, paralajmërimi i fundit për tarifat vjen ndërsa Nike raportoi rezultatet më të këqija tremujore në më shumë se tre vjet.
Të ardhurat ishin 11.1 miliardë dollarë – më të ulëtat që nga tremujori i tretë i vitit 2022.
Ajo është përballur me pasojat e një lëvizjeje të pasuksesshme për të shitur direkt te konsumatori, me analistët e Wall Street që janë gjithashtu kritikë ndaj varësisë së saj nga produktet e stilit të jetesës dhe mbështetjes në trendet e modës.
Drejtori ekzekutiv i Nike, Elliott Hill, ishte kthyer nga dalja në pension vitin e kaluar për të marrë përsëri detyrën kryesore në kompani.