Nicolas Jackson edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Chelseas.
Sulmuesi senegalez u transferua nga villareali, marrëveshja e cila është arritur ditë më parë, ndërsa zyrtarizimi u bë sot përmes faqes zyrtare nga klubi londinez.
“Blutë” kanë paguar plotë 35 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit.
Sulmuesi senegalez në sezonin e fundit kishte 38 paraqitje me Villarrealin, teksa shënoi 13 gola dhe bëri pesë asistime.