KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngritet aktakuzë ndaj ministrit Damka për “sulm” dhe “kanosje
Siguri

Ngritet aktakuzë ndaj ministrit Damka për “sulm” dhe “kanosje

Kosova News
Kosova News 17:21 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një personi tjetër nën dyshimin për veprat penale “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Damka më 9 shkurt në Prizren kishte përdorur forcë fizike ndaj A.M. dhe M.J. pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë KDTP dhe për të pandehurin Damka. Rasti kishte ndodhur derisa të dëmtuarit po qëndronin në parkun e lagjes me disa anëtarë të tjerë të partisë së tyre, YTHP. Sipas aktakuzës, Damka ka shtyrë viktimën dhe e ka kanosur e sulmuar.

Po ashtu, Damka akuzohet se i ka kanosur me fjalë të dëmtuarit A.M. dhe M.J. se do t’i privojë nga jeta.

E i pandehuri tjetër F.D. (1992), akuzohet se e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin M.J., “se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që, pasi e sulmon të dëmtuarin, i drejtohet me fjalë kanosëse, me ç’rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Damka qe arrestuar ditën e zgjedhjeve nën dyshimin për sulm dhe kanosje të një kandidateje për deputete, derisa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Por, arresti shtëpiak i qe ndërprerë më 7 mars, derisa masa i është zëvendësuar me ndalimin për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar deri më 7 prill.

Lexo po ashtu:

“Nuk ishte kurth, por sulm” – Arda Maloku thyen heshtjen për incidentin me ministrin Damka

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore
00:35 -09/05/2025
Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë
23:53 -08/05/2025
“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar
23:43 -08/05/2025
Bajrami jep garanci: LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitës
23:15 -08/05/2025
Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…
23:11 -08/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?