KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngrihet aktakuzë ndaj romit që bashkë me serbë plaçkiti, vrau e dëboi shqiptarë gjatë luftës
Siguri

Ngrihet aktakuzë ndaj romit që bashkë me serbë plaçkiti, vrau e dëboi shqiptarë gjatë luftës

Kosova News
Kosova News 16:05 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet I.B, i nacionalitetit rom, nga Komuna e Klinës.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit I.B, është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri I.B, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ju bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe si pjesëtar e grupit, vazhdimisht kishte marr pjesë në plaçkitjen e popullsinë civile dhe shtëpive të tyre duke u marr sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve.

Gjithashtu, i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç ‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K,  si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri gjendet në arrati.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për fillimin e gjykimit në mungesë pasi që janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 234 paragrafi 2 i KPP-së.

Gjithashtu lexoni:

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

TAGGED: Prokuroria Speciale
Kosova News 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?