KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari, për shpëlarje parash
Siguri

Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari, për shpëlarje parash

Kosova News
Kosova News 12:32 -26/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë kundër të pandehurit G.S për veprën penale “Shpëlarje e parasë”.

I pandehuri G.S. akuzohet se duke qenë në dijeni se shuma prej 898,937.84 euro, buron nga veprimtaria kriminale, e ka pranuar dhe menaxhuar këtë pasuri me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së saj, gjatë periudhës kohore 2019–2023, përmes kontratave fiktive dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar jashtë territorit të Republikës së Kosovë.

Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, meqenëse Prokuroria Speciale ka dyshim të bazuar se biznesi është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri, me qëllim të qarkullimit të mjeteve dhe maskimit të produkteve të aktivitetit kriminal.

Prona që është objekt i aktakuzës, e që përfshin pesë parcela tokësore në vlerë prej rreth 355,800.00 euro, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, është sekuestruar nga Gjykata dhe është propozuar konfiskimi i saj pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ndaj personit juridik të shqiptohet dënim me gjobë dhe sanksion penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa ndaj të pandehurit të shqiptohet dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për llojin dhe veprimtarinë që ka ushtruar si person përgjegjës i personit juridik të lartpërmendur.

Gjithashtu lexoni:

Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme

Ambasadori Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Vetaksident në Shupkovc, katër të lënduar

Policia e Kosovës shton prezencën në rrugë: Motoçiklistët e trafikut në aksion kundër kundërvajtjeve

Kosova News 26/06/2025 26/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent
15:59 -26/06/2025
Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
15:16 -26/06/2025
Kur të del nga bunkeri, ajatollah Khamenei do të pritet nga një Iran tjetër
15:12 -26/06/2025
Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme
15:06 -26/06/2025
Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca
15:00 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?