Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë, A.Sh dhe S.K, për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga njësiti i trafikut në Pejë, me dashje e me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të Klinës, në atë mënyrë, derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit, i kishin kërkuar që më shumë se 20 euro t’i dërgojë në pompën e derivateve në Pejë.
Dëshmitari, i cili është punëtor i pompës se derivateve, më pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Po ashtu, prokurori ka propozuar që të pandehurve, përveç demit, t’iu ndalohet edhe ushtrimi i profesionit.