KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngrihet aktakuzë kundër dy personave në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës e dhënie ryshfeti
Siguri

Ngrihet aktakuzë kundër dy personave në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës e dhënie ryshfeti

Kosova News
Kosova News 16:38 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër T.Gj., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj B.K., për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se T.Gj., në cilësinë e zyrtarit të Njësisë Regjionale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka keqpërdorur detyrën.

Sipas aktakuzës, ndër tjera thuhet se i pandehuri i parë T.Gj., nga data 7 shkurt 2024 deri më 23 shkurt 2024, në cilësinë e personit zyrtar në Njësinë Regjionale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar tejkalon kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka dëmtuar personin tjetër.

“…ka komunikuar me telefon dhe është takuar me tani të pandehurin B.K., ashtu që ka plotësuar gjobat e trafikut nga data 09.02.2024, të fotokopjuara më parë, me numër shq.., të shqiptuar në emër të V.B., dhe me dt.21.02.2024, ka plotësuar gjobën me numër shq.., të shqiptuar në emër të A.B., bazuar në kërkesën e tani të pandehurit B.K., në atë mënyrë gjobat i ka fotografuar dhe ia ka dërguar të njëjtit në viber me qëllim që nga B.K., të përfitoj ku me datë 23.02.2024, rreth orës 15:38 min, vjen me automjetin të tipit WV Passat dhe pjesët për servisim të automjetit në vlerë 112 Euro, i merr tek një pompë e derivateve në Gjakovë, ku i pandehuri B.K., ja len punëtorit të pompës së derivateve për t’ia dorëzuar të njëjtit”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se pas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës me rastin, ka rezultuar se gjobat nuk i kishte dorëzuar në Stacionin Policor i pandehuri dhe as nuk i kishte plotësuar në librin e tiketave, por që të njëjtat i kishte përdorur në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit.

Me këto veprime, T.Gj., akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal.

“Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë B.K., me datë 23.02.2024, me qëllim të dëmtimit të qytetarit – ish shokut të tij V.B., në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të personit zyrtar që të veprojë në kuadër të detyrës zyrtare i kërkon të pandehurit T.Gj., që në cilësi të zyrtarit policor të Komunikacionit Rrugor, ta dënoj V.B., dhe familjen e tij sa herë të i takojë, ashtu që i pandehuri B.K., pasi është njoftuar nga i pandehuri T.Gj. me tiketën, me numër shq.., të shqiptuar në emër të V.B., dhe tiketën me numër shq.., të shqiptuar në emër të A.B., që ja ka fotografuar i pandehuri T.Gj., ditën kritike rreth orës 15:33 min, vjen me automjet kombi ngjyrë e bardhë dhe i sjell tek një pompë e derivateve në Gjakovë, pjesët për servisim të veturës së tij në vlerë prej 112 Euro, të cilat ia kishte dhënë punëtorit të pompës së derivateve, duke ia bërë të ditur se do të vij zyrtari policor T.Gj”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, B.K., akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, par.1 të Kodit Penal.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. 

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?