KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Politikë

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Kosova News
Kosova News 13:03 -18/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht dështimit për herë të shtatëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë parlamentare janë ende larg arritjes së një zgjidhjeje për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në koalicionin Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, koalicion që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdojnë të insistojnë në propozimin e tyre për kryeparlamentare, pavarësisht se deri tani nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë post, ndërsa presin siç thonë, reflektimin e partive të tjera në Kuvend.

Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, akuzojnë LVV-në si fajtore kryesore për krizën politike në vend, ndërkaq theksojnë se zgjidhja është propozimi i tyre për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse.

E gjithë kjo situatë, sipas analistëve politikë, tregon nevojën që faktori ndërkombëtar të përfshihet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, thotë për KosovaPress, se, partitë e tjera në Kuvend duhet të reflektojnë dhe të votojnë për zgjedhjen e trupave të legjislativit.

“Krejt çka mbetet me pa është me shpresu në një reflektim të njerëzve që së paku nuk e kanë humbur arsyen si rezultat dhe ndikimin e presionit të partive politike… (Ndryshimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit) Nuk mendoj se kjo është tema, pasi ata e dinë se është në drejtën ekskluzive të Lëvizjes Vetëvendosje me propozuar këdo që ia merr mendja. Njëjtë sikurse nuk është në drejtën tonë që ne me propozuar emrat për nënkryetarë të Kuvendit. Atëherë çfarë kryesie e Kuvendit do të ishte kjo? Prandaj uroj që të ketë ndryshim të situatës dhe reflektim e të vazhdojmë tutje”, thekson ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë për KosovaPress, se koalicioni LVV, Alternativa dhe Lista Guxo, duhet të kuptojnë se nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, andaj duhet të tejkalojë inatet dhe të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjes politike.

Sipas tij, kjo marrëveshje politike duhet të bëhet në bazë të propozimit të LDK-së, për formimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse.

“Nuk është koha e tekave. Nuk është koha e inateve, por është koha e një zgjidhjeje. Kjo zgjidhje duhet të bëhet me një marrëveshje politike. Ne kemi dhënë përgjigjen tonë sesi kjo marrëveshje politike do të duket dhe si mund të funksionojë. Të merremi me punët që qytetari me votën e tij na ka çuar aty. Të merremi me ato që janë domosdoshmëri dhe janë imediate, siç është përgjigjja ndaj kostos së lartë të jetesës”, deklaron Hyseni.

Në anën tjetër, analisti politik Arbnor Sadiku thotë për KosovaPress se dështimi për herë të 17-të i konstituimit të Kuvendit, është për keqardhje dhe se një gjë e tillë tregon papjekurinë e partive politike.

Ai vë në pah edhe një element që, sipas tij, është varësia e partive politike nga komuniteti ndërkombëtar për formimin e institucioneve në Kosovë.

Sadiku thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, që ndërkombëtarët të përfshihen për formimin e institucioneve.

Sipas tij, pasi LDK-ja refuzoi koalicionin me LVV-në, opsioni i vetëm mbetet koalicion qeverisës në mes LVV-së dhe PDK-së, megjithëse një gjë e tillë vazhdimisht mohohet nga të dyja palët.

“Është për keqardhje. Vonesa kaq e madhe e partive politike tregon papjekurinë e tyre politike dhe varësinë nga komuniteti ndërkombëtar që ka qenë ndër vite. Praktikisht, asnjë qeveri në Kosovë – përveç kësaj të parafundit – nuk është formuar pa ndikim ndërkombëtar, qoftë nga SHBA-ja apo BE-ja. Si po duket, ende kemi krijuar një lloj varësie prej komunitetit ndërkombëtar… Do të duhej të kishte vullnet politik, veçanërisht të Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. Të mos krijohen krizat politike, por të jetë e hapur dhe të krijojë mundësitë… LDK-ja i ka thënë jo, dhe i vetmi variant është PDK-ja. Nëse s’do të ketë koalicion me PDK-në, gjasat janë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thekson Sadiku.

Kuvendi i Kosovës, që nga 15 prilli kur është thirrur seanca konstituive, ka dështuar shtatëmbëdhjetë herë radhazi të konstituojë legjislaturën e nëntë.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit./kp/

Gjithashtu lexoni:

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Kosova News 18/05/2025 18/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara
13:21 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?