Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht të shtunën nga një person i panjohur në Prizren.
Policia ka njoftuar të dielën se sipas raportueses, rasti ka ndodhur derisa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj rreth orës 11:20.
Në vendin e ngjarjes ka kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.
Policia e Kosoves ka theksuar se viktima nuk ka lëndime trupore, vetëm se është e shqetësuar.


