KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga sigurimet shëndetësore te Lojërat Mesdhetare – Haskuka: Sot përcaktohet drejtimi i Kosovës
Politikë

Nga sigurimet shëndetësore te Lojërat Mesdhetare – Haskuka: Sot përcaktohet drejtimi i Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:34 -10/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së opozitës karshi një pakoje prej 11 projektligjesh që pritet të votohen në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, refuzimi i opozitës për të diskutuar këto nisma ligjore fsheh një mungesë vullneti për reforma rrënjësore.

“Zgjedhje për drejtimin e Kosovës”
Haskuka ka listuar një sërë fushash jetike që preken nga këto ligje, duke filluar nga shëndetësia e deri te mbrojtja e konsumatorit.

Ai ka theksuar se votimi i sotëm përcakton nëse Kosova do të ecë përpara apo do të mbetet peng i “arsyetimeve”.

- Reklamë -

Postimi i Plotë:

Këto projektligje nuk janë thjesht dokumente, ato janë zgjedhje për drejtimin që duam t’i japim Kosovës.

Janë ligje për një Kosovë të pastër, ku mbrohet natyra dhe resurset ujore nga abuzimi.

Janë ligje për një sistem shëndetësor dinjitoz, me sigurime të detyrueshme dhe shërbime cilësore për çdo qytetar.

Janë ligje për një treg të drejtë, ku mbrohet konsumatori dhe ku monopolet nuk sundojnë mbi interesin publik.

Janë ligje për një shtet më të sigurt, për një arsim më cilësor dhe për një provim mature që është i drejtë për çdo nxënës.

Janë ligje për një Kosovë që nuk rri në vend, por që ecën përpara dhe bëhet nikoqire e Lojërave Mesdhetare.

Ata që sot thonë “nuk kemi kohë për diskutim”, në të vërtetë nuk kanë vullnet për reforma.

Le ta themi qartë:
Koha për diskutim ekziston. Pas votimit në lexim të parë, do të ketë dy javë të plota për komente, amendamente dhe përfshirje.
Ju kujtoj opozitës që shumë prej këtyre projektligjeve janë në tavolinë që nga viti 2024. Pra, nuk është mungesë kohe, por mungesë dëshire e opozitës për vendimmarrje positive për Kosovën.

Të ecim përpara me reforma, apo të mbetemi peng i arsyetimeve.

Projektligjet që duhet t’i votojmë janë:

  • Projektligji nr. 10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg;
  • Projektligji nr. 10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
  • Projektligji nr. 10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
  • Projektligji nr. 10/L-026 për Shërbimet e Pagesave;
  • Projektligji nr. 10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030;
  • Projektligji nr. 10/L-020 për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit, si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore;
  • Projektligji nr. 10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
  • Projektligji nr. 10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm;
  • Projektligji nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës;
  • Projektligji nr. 10/L-024 për Lëndët Plasëse;
  • Projektligji nr. 10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Sot nuk votojmë vetëm ligje.
Sot votojmë për drejtimin e Kosovës.

Mytaher Haskuka

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kosova News 10/04/2026 10/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?