KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga Sakrifica te Modernizimi: Fjalimi i Kryeministrit në Parakalimin e FSK-së dhe Policisë
Politikë

Nga Sakrifica te Modernizimi: Fjalimi i Kryeministrit në Parakalimin e FSK-së dhe Policisë

Kosova News
Kosova News 16:45 -17/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e Policisë së Kosovës parakaluan para qytetarëve, krerëve dhe drejtuesve e përfaqësuesve institucionalë të vendit. Në këtë ngjarje mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të Qeverisë dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, personalitete të tjera vendore e ndërkombëtare, si dhe përfaqësues diplomatikë të vendeve mike.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia juaj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia juaj z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë,

- Reklamë -

E nderuar Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu,

I nderuar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant z.Bashkim Jashari,

Të nderuar ish president të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe z.Fatmir Sejdiu,

I dashuri Baca Rifat,

Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Zëvendëskryeministra e ministra të qeverisë,

Të nderuar ambasadorë dhe miq ndërkombëtarë,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidë dhe veteranë të UÇK-së,

Të nderuar ushtarakë të Forcës së Sigurisë dhe oficerë të Policisë,

Të dashur qytetarë të republikës,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Sot shënojmë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një shtet i lindur nga rezistenca paqësore, e nga sakrifica popullore, nga lufta çlirimtare dhe nga ndërhyrja ndërkombëtare.

Më 17 Shkurt 2008, të zgjedhurit prej popullit tonë në mënyrë demokratike, e shpallën Kosovën shtet të pavarur, në një mbledhje historike në Kuvendin e vendit tonë. Shqiptarëve iu realizua një aspiratë politike, kurse Evropës demokratike iu shtua një shtet i ri me orientim gjeopolitik dhe gjeostrategjik drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Por liria e Kosovës nuk filloi atë ditë, para 18 vitesh. Liria e Kosovës është ngjizur shumë më herët, me përpjekjen e pareshtur ndër breza, me qëndresë të padhunshme dhe me luftën e drejtë të UÇK-së, e cila bashkë me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Millosheviqit i dha fund një regjimi shtypës dhe i hapi rrugë shtetësisë sonë.

Sot përkulemi para dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për lirinë tonë. Ata nuk janë vetëm pjesë e historisë, ata janë themelet e Republikës.  Nderojmë invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së, si dhe i falënderojmë aleatët tanë ndërkombëtarë që qëndruan në anën e lirisë, në anën e drejtë të historisë.

Në këtë ditë feste, nuk i mbyllim sytë para padrejtësive. Disa nga drejtuesit e luftës sonë çlirimtare, po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. 

Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta revidojmë dhe rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare dhe antikolonialiste, një luftë e drejtë e një populli të okupuar e të shtypur nën apartheid, dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshohet asnjëherë nga askush dhe asgjë.

Të nderuar qytetarë, të dashur miq,

Kosova e vitit 2026 është një shtet më i fortë dhe më i sigurt se kurdo më parë gjatë këtyre 18 viteve pavarësi. Kjo falë angazhimit të secilit zyrtar institucional e qytetar patriot, me vendime të duhura dhe me investime konkrete.

Në vitet e fundit:
– Shpenzimet për ushtri janë shumëfishuar;
– Numri i pjesëtarëve të FSK-së është dyfishuar, me rekrutimin e gjeneratave të reja të kadetëve dhe ushtarëve, mes tyre edhe numri i pjesëtarëve gra, që tashmë është prioritet i shpallur shtetëror për FSK-në;

– Investimi për blerje të pajisjeve është mbi 450 milionë euro, investime këto të drejtpërdrejta në armatim modern, automjete ushtarake, municion të mjaftueshëm dhe sisteme të komunikimit;
– Ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe pesë vendbanime të reja në lokacione strategjike dhe jemi duke investuar në zhvillimin e Zonës Kryesore të Trajnimit në Babaj të Bokës në Gjakovë, si dhe në ndërtime e infrastrukturë në të gjitha kazermat;
– Investuam në edukimin dhe trajnimin profesional të personelit tonë ushtarak brenda dhe jashtë vendit;
– Filluam zhvillimin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën e prodhimit të municioneve dhe projekte të tjera që po vijnë dhe që do të kontribuojnë në vetëqëndrueshmërinë e institucioneve tona të sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës;
– Janë zgjeruar partneritetet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s, përmes marrëveshjeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe trajnimeve ndërkombëtare. Për sigurinë rajonale, po forcojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Forca e Sigurisë së Kosovës sot po zhvillohet si një ushtri profesionale dhe e ndërveprueshme me aleatët tanë, e gatshme për të mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, por edhe për të kontribuar krahë aleatëve për paqe dhe siguri në botë. Kjo nuk është ambicie politike, por realitet aktual. Ky është proces shtetëror i planifikuar dhe i pakthyeshëm.

Të nderuar të pranishëm,


Po ashtu, Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme të vendit. Me investime në pajisje, trajnim dhe rritje të kapaciteteve, ajo garanton rendin dhe ligjin çdo ditë, në secilën komunë e në çdo cep të Republikës.
Të dashur ushtarakë dhe policë,

Ju nuk jeni vetëm bartës të uniformës. Ju jeni shërbëtorë të nderuar dhe të respektuar të Republikës. Puna juaj, disiplina juaj dhe përkushtimi juaj janë garanci e sigurisë sonë kolektive. 


Parada e sotme nuk është demonstrim force përballë ndokujt. Ajo është dëshmi e modernizimit dhe pjekurisë së shtetit tonë, e aftësisë sonë për ta mbrojtur veten dhe për të kontribuar në paqen rajonale dhe botërore.

Kosova sot është një shtet demokratik, me institucione funksionale, me ekonomi në rritje dhe me vizion të qartë euro-atlantik. Sfida ka, por orientimi ynë është i palëkundur.

Në këtë 18-vjetor të Pavarësisë, mesazhi ynë është i qartë:

Kosova është e lirë dhe do të jetë! Kosova është demokratike dhe do të jetë! Kosova është sovrane dhe do të jetë!

Ne do të vazhdojmë të investojmë në siguri, sepse i duam jetën dhe lirinë, zhvillimin dhe begatinë, të sigurta! Do të vazhdojmë ta forcojmë ushtrinë dhe policinë, sepse pa institucione të forta dhe profesionale të sigurisë, nuk ka shtet të fortë dhe ambient të qetë jetese për qytetarët tanë pa dallim. Dhe do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët, sepse liria ka kuptim vetëm kur shoqërohet me drejtësi dhe dinjitet.


Përpara me kurajë, me mençuri dhe dije, me profesionalizëm dhe integritet, fuqishëm me guxim, sikur dje dhe sikur para 18 vitesh, sot, për mot dhe përherë!

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim luftëtarëve të lirisë!
Rroftë Forca e Sigurisë së Kosovës!
Rroftë Policia e Kosovës!
Rroftë Kosova Republikë!
Urime 18-vjetori i pavarësisë së shtetit tonë.
Gëzuar dhe ju falemnderit shumë të gjithëve!

Gjithashtu lexoni:

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Kosova News 17/02/2026 17/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?