KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga “Numri i fitores” te “Përjetë Kosova” – mesazhet që po përcjellin partitë me sloganet e tyre për zgjedhjet lokale
Politikë

Nga “Numri i fitores” te “Përjetë Kosova” – mesazhet që po përcjellin partitë me sloganet e tyre për zgjedhjet lokale

Kosova News
Kosova News 15:23 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur sot shortin zyrtar për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Duke përcaktuar renditjen numerike që secili subjekt do të ketë në fletëvotim, shpesh ka ndikim në strategjinë e fushatës dhe në mënyrën e komunikimit me votuesit.

Pas hedhjes së shortit, partitë politike kanë nisur të zyrtarizojnë edhe sloganet me të cilat do të garojnë në këto zgjedhje, duke synuar që përmes tyre të përçojnë mesazhe të qarta për elektoratin në komunat përkatëse.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë me numrin 105, dhe do të prezantohet para qytetarëve me sloganin “Numri i fitores për komunat”.

- Reklamë -

Në një njoftim LVV ftoi qytetarët që të rrethojnë numrin 105.

“Për ndryshimin që s’ndalet, për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe punëtor. Më 12 tetor, rrethoni 105. Për komunën që e duam. Për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

105 është numri që do të na udhëheqë drejt fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit! Lëvizja VETËVENDOSJE! do të…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, September 4, 2025

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë në fletëvotim numrin 191, dhe fushata e saj do të zhvillohet nën moton “Ma mirë për komunën”.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se do të sjellin modelin e qeverisjes më të mirë nëpër komuna.

“Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara”, shkroi Krasniqi.

Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë,…

Posted by Memli Krasniqi on Thursday, September 4, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur me numrin 113, dhe ka zgjedhur sloganin “Kosova përtej”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se 12 tetori do të jetë festa e tyre. “Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, September 4, 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të garojë me numrin 174, me sloganin “Flasim me punë”.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Aleanca është shembull për të gjithë sepse për ta flet puna e jo premtimet.

“174 është numri i Aleancës në fletëvotim! Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.  Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.  Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi”, u shpreh Haradinaj.

174 është numri i Aleancës në fletëvotim! Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, September 4, 2025

Nisma Socialdemokrate është renditur me numrin 186, dhe do të paraqitet para votuesve me sloganin “Përjetë Kosova”.

Kryetari i këtij subjekti Fatmir Limaj u shpreh se Kosova është amaneti ynë, përkushtim i përjetshëm.

“Me numrin 186, NISMA Socialdemokrate hyn në këto zgjedhje lokale me besim të plotë dhe vendosmërinë për të qëndruar pranë qytetarëve, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të sjellë qeverisje që matet me vepra, jo me fjalë. “Përjetë Kosova” është besimi ynë i palëkundur, është përkushtimi i gjeneratave që e ndërtuan këtë vend me gjak, mund dhe sakrificë. Është zotimi ynë që kudo, në çdo qytet e në çdo komunë, do të jemi zëri i qytetarëve. Është zotimi ynë që të mbesim gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne do të vazhdojmë përjetësisht angazhimin tonë për Kosovën, për dinjitetin e qytetarëve tanë dhe për të ardhmen euro-atlantike që e meriton vendi ynë. Përjetë Kosova”, ka shkruar Limaj.

Kosova është amaneti ynë, përkushtim i përjetshëm! Me numrin 186, NISMA Socialdemokrate hyn në këto zgjedhje lokale me…

Posted by Fatmir Limaj on Thursday, September 4, 2025

Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 13 shtator, ndërsa vetë zgjedhjet do të mbahen më 12 tetor në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Në total, për këto zgjedhje lokale janë certifikuar 93 subjekte politike, përfshirë: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur

Përballja në këtë fushatë do të fokusohet në çështje të tilla si zhvillimi ekonomik lokal, shërbimet publike, infrastruktura, mirëqenia sociale dhe transparenca në qeverisje.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?