KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga një vit e gjysmë burgim katër të akuzuarve për dallavere rreth regjistrimit të studentëve në UP
Siguri

Nga një vit e gjysmë burgim katër të akuzuarve për dallavere rreth regjistrimit të studentëve në UP

Kosova News
Kosova News 18:05 -12/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për katër të akuzuarit Mimoza Beqiri, Behare Bajrami, Ardian Hamiti dhe  Betim Ismajli, duke i dënuar secilin veç e veç me nga 1 vit e 6 muaj burgim.

Katër të akuzuarit ngarkoheshin për falsifikim të dokumenteve, ndërsa e pandehura Bajrami akuzohej edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi. Sipas gjykatëses, dënimi me burgim ndaj të akuzuarve do të hyjë në fuqi pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Katër të akuzuarit, secili veç e veç u obliguan që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, u udhëzuan në kontest juridiko-civil.

Për të akuzuarën Behare Bajrami, trupi gjykues pas rikualifikimit të veprës penale nga “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” në “Mashtrim, refuzoi akuzën sa i përket pikës 3, 5 dhe 6, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut.

Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor prej 30 ditësh kanë të drejtë ankese përmes kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit.

Në këtë rast Mimoza Beqiri dhe Behare Bajrami akuzoheshin se së bashku me Ermal Durakun, Anton Jakajn, Daut Ademajn, Ilir Muratin, Rajmonda Osmanin dhe Edona Sallahun kishin kryer veprat penale “Mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Lajmërim i rremë” nga neni 390, paragrafi 1 të KPRK-së, mirëpo për këto vepra penale ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 31 maj 2017, ndaj Mimoza Beqirit, Behare Bajramit, Betim Ismailit, Ardian Hamitit, Ermal Durakut, Anton Jakajt, Daut Ademajt, Ilir Muratit, Rajmonda Osmanit dhe Edona Sallahut, me arsyetimin se nga viti 2013-2014, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 12/07/2024 12/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?