KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga një muaj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan- kërkuan e morën ryshfet qindra euro nga në paciente
Siguri

Nga një muaj paraburgim për dy mjekët e arrestuar në Gjilan- kërkuan e morën ryshfet qindra euro nga në paciente

KosovaNewss
KosovaNewss 10:50 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj dy mjekëve që u arrestuan ditë më parë në këtë komunë për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Në lidhje me pyetjet e juaja për rastin në fjalë ju njoftojë se dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, ka deklaruar Shkodra në një përgjigje me shkrim.

Ai ka shtuar se kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit.

“Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, tha Shkodra.

Kujtojmë se dy ditë më parë një anesteziolog dhe një kirurg nga Gjilani u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë ryshfet në vlerë 430 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

Kështu kishte bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Sipas policisë, thuhet se përveç anesteziologut i cili kishte marrë 100 euro ryshfet,  të njëjtën gjë e kishte bërë edhe kirurgu i cili kishte marrë ryshfet në vlerë 330 euro. I njëjti kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Qindra euro për një ndërhyrje – arrestohet anesteziologu dhe kirurgu nga Gjilani nën dyshimin se kërkuan e morën ryshfet

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas kryerjes së veprimeve operative/hetimore, kanë arritur të sigurojnë dyshime të arsyeshme se i dyshuari me profesion doktor/anesteziolog, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë njëqind euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje, po ashtu dyshime të arsyeshme janë siguruar edhe për të dyshuarin e dytë me profesion doktor/kirurg, se lidhur me ndërhyrjen kishte marr treqind e tridhjetë euro, ndërsa kishte kërkuar edhe dyqind euro shtesë”, thuhej në njoftim.

Arrestimi i mjekëve për kërkim e marrje ryshfeti në Gjilan, flet drejtori i spitalit

Gjithashtu lexoni:

U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje

KosovaNewss 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor
17:32 -20/06/2025
U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit
17:21 -20/06/2025
Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?