KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale
Siguri

Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale

Kosova News
Kosova News 15:30 -13/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve Venhar Hana dhe Dritmir Islami për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Falsifikim i dokumentit dhe Mashtrimi ndërsa i pandehuri V.H dyshohet se ka kryer edhe veprën penale Legalizimi i përmbajtjes e rreme.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, mund t’i shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Po ashtu të njëjtit nëse gjenden në liri mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masa e vetme tani për tani për të siguruar prezencën e dy të pandehurve në këtë çështje penale dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme per zabtimin e suksesshëm të procedures penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Sot në Vrellë të Istogut do të bëhet rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombit

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

Kosova News 13/06/2025 13/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan
10:26 -14/06/2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
10:22 -14/06/2025
Tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet në “Ibër Lepenc”
10:00 -14/06/2025
Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë
09:39 -14/06/2025
Numri i të plagosurve nga sulmet iraniane në Izrael rritet në 21 persona
09:07 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?