KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”
Siguri

Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”

Kosova News
Kosova News 12:25 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, sërish pritet të protestohet në mbështetje ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe atyre të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kësaj radhe nuk do të protestohet në Hagë të Holandës aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale, por në Bruksel, protestë kjo e cila pritet të mbahet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit korrik.

Këtë e bëri të ditur njëri nga organizatorët e protestës në Hagë, njëherësh vëllai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, Fehmi Gucati.

Gucati, tha se protesta e ardhshme pritet të mbahet ose në fund të muajit maj, ose në fillim të muajit prill pasi ende nuk e kanë vendosur një datë të saktë.

Ai po ashtu tregoi edhe arsyen e mbajtjes së kësaj proteste në Bruksel.

“Sepse aty është bërë e pa drejta më e madhe ndaj çlirimtareve me formimin e Gjykatës Speciale. Pak a shumë e kemi parapa nga fundi i muajit maj, ose nga fillimi i muajit korrik. Arsyet veç se po dihen…për të gjithë ata që janë duke u gjykuar në këtë gjykatë”, ka thënë ai për telegrafin.

Gucati po ashtu theksoi se kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme.

“Kjo është një e padrejtë e madhe që po iu bëhet krerëve të UÇK-së dhe atyre të OVL-së”, u shpreh ai.

I pyetur se a do të ketë protesta të shumta për t’i dal kundër kësaj Gjykatës, ai tha: “Po do të vazhdojmë rregullisht me protesta. Kësaj radhe do të jetë nën vendin e duhur, dhe besoj shumë që do të na përkrahin njerëzit”.

Ndryshe, janë bërë një javë nga fillimi i seancës së parë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë asaj dite qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të protestuar dhe mbështetur ish krerët e UÇK-së, para Gjykatës Speciale, në Hagë. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Liria ka Emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelët”, etj si dhe fotografit e ish krerëve të UÇK-së duke kërkuar lirimin e tyre.

Edhe në Prishtinë, më 2 prill u mblodhën me mijëra qytetarë nga të gjitha anët për t’i dhënë mbështetje të madhe ish krerëve të UÇK-së, ku në sheshin “Zahir Pajaziti”, u mbajt Marshi për Drejtësi.

Ndërkaq, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. 

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?