Një aksident zingjiror ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë gjashtë vetura në lëvizje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit nëntë persona kanë pësuar lëndime të lehta.
“Ju njoftojmë se me datën 16.08.2025, rreth orës 22:20, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ ka ndodhur një aksident zingjir në mes të gjashtë veturave. Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta. Njësitë e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e rastit,” ka deklaruar Hashani.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaktarët e aksidentit.


