KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet vendimi, mali Mokna dhe liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje paraprake
Ekonomi

Nënshkruhet vendimi, mali Mokna dhe liqeni i Ujmanit vihen nën mbrojtje paraprake

Kosova News
Kosova News 15:21 -27/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të malit Mokna dhe liqenit të Ujmanit, duke e cilësuar këtë si “një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Durmishi theksoi se me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të ‘malit Mokna dhe liqenit të Ujmanit’, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”, ka shkruar Durmishi.

Sipas tij, vendimi vjen pas një studimi njëvjeçar në terren gjatë të cilit është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore.

“Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht”, ka shtuar Durmishi.

Ky vendim, sipas ministrit në detyrë të Mjedisit, synon të ruajë vlerat natyrore dhe burimet ujore të kësaj zone të rëndësishme, duke kontribuuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen afatgjatë të ekosistemeve në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Haxhiu sot mban konferencë për media

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Kosova News 27/10/2025 27/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?