KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit
Rajon

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit

Kosova News
Kosova News 21:56 -10/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Investimi prej 2 miliardë dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Në fjalën e tij në ceremoni kryeministri Edi Rama tha se ky është investimi më i madh turistik dhe në rajon.

Sipas tij, ky proces ka qenë një punë intensive negociatash, diskutimesh, madje, në ndonjë rast, edhe krisjesh në proces me El Alabbar.

“Efekti i portit turistik do të jetë spektakolar. Nuk është çështja e 12 mijë vendeve të reja pune, nuk është për sjelljen e 1000 jahteve, nuk është fjala për hotelet, baret, restorantet, teatrot apo rezidencat që do të ndërtohen aty. As për faktin që me ndërtimin e këtij porti, rritet vlera e pasurisë së të gjitha qytetarëve të Durrësit se njerëzit do të duan të blejnë e shesin shumë më tepër. Do të rritet vlera e pronave në vijë bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në Evropë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të lartat në rajon, është rezultat i një rruge nga Port of Montenegro”, tha Rama.

Edhe investitori Muhammed El Alabbar, ka folur për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, duke theksuar se do të krijojnë diçka madhështore, “nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen”.

“Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar, por do ta quaja një kohë mjaft të vështirë. Mendoj se ekipi i qeverisë ka përgjegjësinë, detyrën për të bërë më të mirën për qeverinë dhe mendoj se ka bërë punë të mirë. Ajo çfarë është e jashtëzakonshme është se i ka sjellë kaq pranë Shqipërinë dhe Emiratet Arabe. Madhëria e tij është i lumtur. Shpresojmë që është fillesa e bashkëpunimit. Nëse dikush na pyet se për çfarë është e gjitha kjo, ju them se është për krijimin e një jete të re. Ne do të krijojmë diçka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do të marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomik shqiptar i’a vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë”, tha Muhammed El Alabbar.

Gjithashtu lexoni:

Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

TAGGED: porti
Kosova News 10/08/2022 10/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Rritet fluksi i pushuesve në Velipojë, me mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut
22:04 -05/07/2025
Japonia paralajmëron për tërmete të forta, hedh poshtë pretendimet për “një katastrofë të madhe”
22:01 -05/07/2025
Rrëzohet aeroplani në Austri, të paktën katër të vdekur
21:58 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?