Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim (CISMOA), ndërmjet komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorit të J6 EUCOM, gjeneralmajor John Phillips.
Kjo marrëveshje është bërë gjatë një takimi të mbajtur në një ceremonie zyrtare në Prishtinë, ka njoftuar faqja zyrtare e FSK-së në Facebook.
“Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasi që mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK-ja”.
“Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, shkruhet në një postim në Facebook