Është nënshkruar marrëveshja mes Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Termokosit për furnizim me ngrohje për stinorin dimëror 2023-24.
Me arritjen e marrëveshjes hapet rruga që stinori i ngrohjes të nisë më 15 tetor. Sezoni i ngrohjes pritet të vazhdojë deri më 15 prill.
“Sot, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Përparim Kabashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike TERMOKOS, Fisnik Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizim me ngrohje për sezonin dimëror 2023-24 në mes KEK dhe Termokos. Kjo marrëveshje i hap rrugën fillimit të sezonit të ngrohjes duke filluar nga data 15. 10. 2023 deri me 15. 04. 2024 për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qasje në rrjetin e ngrohtores Termokos”, është njoftuar nga KEK.


