KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja – Kosova e Shqipëria do të financojnë 16 projekte shkencore me nga 20 mijë euro
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja – Kosova e Shqipëria do të financojnë 16 projekte shkencore me nga 20 mijë euro

KosovaNewss
KosovaNewss 14:28 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar Programin e punës në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Me këtë marrëveshje, 16 projekte të studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria do të bashkëfinancohen nga të dy qeveritë me 20 mijë euro secili.

Ministrja Arbërie Nagavci, tha se projektet do të fokusohen në fusha me rëndësi për të dyja vendet, si shëndeti, shkencat humane e albanologjike, burimet natyrore, ndryshimet klimatike etj.

Ajo ka sqaruar se thirrja për aplikim me projekte do të shpallet publikisht më 24 prill, ku do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta hulumtues dhe punonjës shkencorë nga dy anët e kufirit shqiptar.

“Kam kënaqësinë që bashkë me Ministren Kushi të hedhim firmën në një dokument me rëndësi për kërkimet dhe avancimin e përbashkët shkencor. Në vijim të bashkëpunimit të suksesshëm që solli lansimin e Abetares së parë unike kombëtare vitin e kaluar, si dhe bashkëpunimeve të tjera të realizuara dhe në proces, sot nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit shkencor mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila hap mundësi të reja për hulumtuesit shkencorë nga Kosova dhe Shqipëria”.

“Sot çojmë një hap më tej bashkëpunimin e nisur vite më parë, duke u zotuar për mbështetje të shtuar të projekteve shkencore të ndërmarra bashkërisht nga kërkuesit e Kosovës dhe Shqipërisë.  Marrëveshja që nënshkruajmë sot zgjeron hapësirën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke shtuar numrin e projekteve që do të mbështeten në 16, dhe duke ofruar më shumë mbështetje financiare, me 20 000 euro për secilin projekt fitues, që zgjat 2 vite dhe mbulohet në mënyrë të barabartë nga dy Ministritë tona të Arsimit”.

“Marrëveshja e sotme po ashtu specifikon disiplinat shkencore të cilat janë me interes për dy vendet tona, si shëndeti, shkencat humane e albanologjike, burimet natyrore, ndryshimet klimatike etj. Për këtë qëllim, do të lëvizet me ritme të shpejta, në mënyrë që puna të nisë pa humbur kohë.  Konkretisht, thirrja për aplikim me projekte do të shpallet publikisht më 24 prill, pra brenda 10 ditësh prej sot, ku do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta hulumtues dhe punonjës shkencorë nga dy anët e kufirit shqiptar”.

“Projektet do të përzgjidhen në tetor 2023, dhe do të nisin implementimin në janar 2024.  Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka nxitja dhe stimulimi i kërkimeve të përbashkëta, shpreh bindjen se rezultatet konkrete të kësaj nisme do t’i shohim të konkretizuara në arritje madhore mbarë-kombëtare”.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?