KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja – 11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja – 11 komuna përfituese të grantit të performancës në vlerë 8.3 milionë euro

Kosova News
Kosova News 11:48 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje me 11 komuna rreth skemës së grantit të performancës në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ky grant mbështetet në ligjin përkatës, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Kur flasim për grantin e performancës më duhet të përkujtoj që qeveritë e kaluara kanë vlerësuar këtë grant me 4 milionë euro. Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se reformimi i administratës publike në vend është hap kyç për integrim në Bashkimin Evropian.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, efikase, llogaridhënëse dhe transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike depolitike”, është shprehur Bislimi.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vlerësuar këtë skemë të grantit si “mekanizëm inovativ që e nxit performancën komunale dhe i afron qytetarët drejt administratës lokale”.

“Përmirësimi i efikasitetit të komunave të Kosovës është aspekt kyç i qeverisjes së mirë, gjithashtu një administratë publike transparente që funksionon mirë ua përmirëson jetën qytetarëve dhe kontribuon në mirëqenien e tyre”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.  

MAPL nënshkruan marrëveshjet me komunat për grante

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

Bitcoin arrin një rekord të ri historik – kalon vlerën prej 109 mijë dollarësh

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Erdogan: Civilët në Gaza po e përjetojnë ferrin
19:42 -21/05/2025
Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë
19:39 -21/05/2025
Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë
19:14 -21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë
18:58 -21/05/2025
Ballkani U21 shpallet kampion i Kosovës
18:30 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?